الإسلام دين الجميع - مقالات - الألبانية - موقع الدعوة الإسلامية - IslamHouse - 144.3 KB | بلاغ
بلاغ
سورة النحل، الآية 125
القائمة
تبديل لغة الواجهة إلى الإنجليزية
EN
جار التحقق
دخول
الإسلام دين الجميع
تحميل المستند...
القارئ جاهز.
الألبانية
مقالة
الإسلام دين الجميع
رسالة مختصرة تبين محاسن دين الإسلام.
SQ
AR
EN
المشاركون في المادة
المؤلفون
محمد توفيق بن أحمد سعد
المصادر
موقع الدعوة الإسلامية
ملفات المادة
١ / ٢
معاينة PDF
الإسلام دين الجميع
PDF
144.3 KB
تنزيل
ملف Word
الإسلام دين الجميع
DOC
1.7 MB
تنزيل
نص مشاركة يناسب الشبكات الاجتماعية
🌿 Suitable IslamHouse material 📘 Title: Mesazhi Islam - Fe për të gjithë Language: Albanian - PDF Contributors: Uebfaqja "Thirrja Islame" - islamic invitation, Muhamed Teufik 📝 Description: MESAZHI ISLAM - FE PËR TË GJITHË MESAZHI ISLAM - FE PËR TË GJITHË MESAZHI ISLAM - FE PËR TË GJITHË MUHAMED TEWFIJK AHMED Boton: Shoqata për predikimin Islam me qendër në Aleksandri – Egjipt. Titulli i origjinalit: “Risaletul-Islam dijnu elxhemie” Titulli në shqip: “ Mesazhi Islam fe e të gjithëve” Përktheu nga arabishtja: Feim Gashi Recensor: Miftar Ajdini prof. Redaktor: Miftar Ajdini prof. Korrektor: Halil Ibrahimi Realizimi kompjuterik: Besmir Hoxha Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të universit, i cili çdo populli i dërgoi sheriat dhe udhëzim që me to të bëjnë sistemin e jetës së tyre, ndërsa salavatet më të përzemërta i takojnë zotëriut tonë dhe zotëriut të të gjithë pejgamberëve Muhamedit a.s. porta e vetme për të shijuar kënaqësitë që ka përgatitur Allahu xh.sh. në parajsën e pafund. Të nderuar vëllezër dhe motra. Me të vërtetë njeriu ndihet i lumtur kur gjendet në shërbim të fesë së tij qoftë edhe me përkthimin e një broshure të vogël si kjo, e cila përmbledhë në vete mësimet më të rëndësishme të Islamit. Allahu thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami” . Këtë mund ta kuptojë çdo njeri i mençur. Besimi në një Zot është ai besim, ajo fe, të cilën e shpalli Zoti që nga ekzistimi i njerëzve në këtë botë. Çdo besim tjetër përkitazi me njësinë e Zotit është devijim i të së vërtetës së shpallur nga Zoti. Që nga krijimi i qenies njerëzore e deri në ditët tona janë shfaqur qindra fe të lindura nga dëshirat jetësore të njerëzimit për të mbizotëruar mbi rruzullin tokësor, porse asnjëra prej saj nuk arriti të thërret në besimin e vetëm dhe të vërtetë, në atë besim që zgjodhi Allahu për njerëzimin. Allahu thotë: “E kush kërkon fe tjetër përveq fesë Islame atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” Përkthyesi MESAZHI ISLAM - FE PËR TË GJITHË MUHAMED TEWFIJK AHMED - Të nderuar vëllezër dhe motra! A e keni menduar më parë çështjen e fesë? A keni vërejtur mospajtime të shumta në mendime rreth kësaj teme? A keni vërejtur ndonjëherë armiqësi mes grupeve dhe njerëzve të ndryshëm? Çdo person mendon se e ka gjetur fenë e vërtetë, madje edhe ai që për zot të tij e adhuron gurin dhe e shenjtëron atë. Unë jam më se i sigurt se në mendjet tuaja kanë kaluar pyetje të tilla, e që ju kanë ndihmuar të bindeni se ekziston vetëm një fe e vërtetë për të gjithë, sepse Zoti është Një dhe nuk është i kënaqur të ketë shume fe, duke qenë se kjo fe është e kuptueshme për të gjithë njerëzit. Çdo njeri duhet të ndiej në vetveten e tij, pa ndikim nga askush këto parime themelore: - Besimi në një Zot të vetëm të adhuruar [sepse politeizmi i supozuar shkatërron universin] - Përhapja e të mirës mes gjithë njerëzve. - Besimi se Allahu ka dërguar të dërguarit e Tij për t’ia mësuar njerëzimit këto dy parime te shenjta. Nëse meditojmë me kujdes këto parime do ta pyesim veten: a thua vallë me të vërtete ekziston një fe e tillë? E vërteta është se kjo fe ekziston që nga krijimi i ekzistencës. Këtë fe monoteiste Allahu e zgjodhi për njerëzimin duke e dërguar nëpërmjet të dërguarve të Tij. Allahu xh.sh. thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami” (Ali-imran 19) . Gjithashtu thotë: ”E kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit” (Ali Imran 85) Atëherë mund të themi se feja është nga Allahu, porse disa njerëz gabimisht i emëruan me emra te pejgamberëve gjatë kohëve të ndryshme kur ishin dërguar ata. Emërime të tilla shkaktuan mospajtime dhe ekstremizëm mes shoqërive të ndryshme sa që kjo ndarje ka quar deri te harresa e të së vërtetës. Edhe Islamin e quajtën ‘muhamedanizëm’ sipas emrit te pejgamberit Muhamed a.s., ashtu siç u quajtën edhe fetë tjera me emrat e pejgamberëve të tyre, përkundër faktit se të gjithë thirrën në një Zot [Allahun] . E ndiej obligim që me pak fjalë të sjell realitetin e fesë së Vërtetë. Mirëpo, nëse pjesëtarët e besimeve të tjera vazhdojnë të mos e njohin Islamin ... 🔗 Material page: https://balagh.islamhouse.com/sq/articles/415385 ------------ Source: Balagh Share this post with friends; it may benefit someone who needs it.
نسخ
مشاركة